SPORT

Video/ Ka vetëm një sekret për të mbijetuar edhe pas suksesit! E di Guardiola

Video/ Ka vetëm një sekret për të mbijetuar edhe pas

Një mesazh nga Pep Guardiola, trajneri i cili sapo ka rinovuar kontratën me Manchester City-n për të vazhduar rrugëtimin edhe pasi ke korrur shumë suksese.

“Që nga dita e parë, njerëzit ndryshuan, skuadra ndryshoi. Kundërshtarët ndryshuan. Dhe ti duhet të ndryshoje gjithashtu. Ne nuk jemi të njëjtët që nga dita e parë. Por ky është sekreti. Ne fituam shumë kampionate. Është e pamundur ta bësh këtë pa prezencën e hierarkisë. Është e pamundur. Dhe kur ke atë, gjithçka që mund të bësh, është më të mirën. Unë e kam bërë që nga dita e parë dhe do ta bëj deri në të fundit. Është një nga performancat më të mira që kam bërë gjatë gjithë karrierës time. Unë e dua punën time dhe kam gjithçka për ta bërë atë. Ne kemi patur momente të jashtëzakonshme si skuadër dhe kam akoma ëndrrën që të arrijmë më shumë. Unë e di çfarë ekipi do dhe do të luftoj për këtë. Puna akoma nuk ka mbaruar, akoma kam shumë për të bërë. Kjo është ndjenja që unë kam, dhe kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të jemi bashkë".