SPORT

Video/ Mesazhi sa prekës, aq gallatë i Ibrahimoviç për trajnerin Ancelotti

Video/ Mesazhi sa prekës, aq gallatë i Ibrahimoviç për

I ftuar në “Che tempo che fa”, trajneri i një sërë skuadrash italiane, aktualisht tek Real Madridi, është përshëndetur me një video mesazh mirënjohjeje nga Zlatan Ibrahimoviç.

Futbollisti me shumë dashuri dhe disa nota humori e bëri për të qeshur e për të qarë.


“Komplimente për çdo gjë që ke bërë. Ke fituar gjithçka. Si trajneri je numri 1. Kam pasur fat që të kam pasur trajner, po dhe ti ke pasur fat që më ke pasur mua lojtar. Po më shumë fat, ka pasur unë që të kam njohur si njeri. Kjo që po bëj është falë gjithçkaje që ke bërë. Të dua shumë dhe mos më thuaj më që s`je i pasur, se do më duhet të të jap borxh pastaj. Tani je më shumë se mirë. Carlo, të dua shumë!”, tha Ibrahimoviç.