SPORT

Video/Ndeshja u kthye në tragjedi, 125 viktima gjatë përleshjeve mes tifozëve dhe Policisë në Indonezi

Video/Ndeshja u kthye në tragjedi, 125 viktima gjatë përleshjeve

Një ndeshje futbolli mes Arema dhe Persebaya për kampionatin kombëtar të Indonezisë e cila përfundoi me rezultatin 3-2, u kthye në një tragjedi një ditë më parë. Mijëra tifozë pushtuan fushën e “Kanjuruhan Stadium”, ku u përplasën me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur.

Video/Ndeshja u kthye në tragjedi, 125 viktima gjatë përleshjeve

Shumë njerëz u shkelën me këmbë, ndërsa qindra të tjerëve iu ra të fikët. Përplasjet mes tifozëve dhe policisë kanë vazhduar, ndërsa stadiumi është kthyer në një zonë lufte. Përleshjet trup me trup vazhduan edhe jashtë fushës.

Video/Ndeshja u kthye në tragjedi, 125 viktima gjatë përleshjeve

Sipas Reuters dhe rrjeteve të tjera të huaja të paktën 125 persona kanë humbur jetën, mes të të cilëve edhe fëmijë. Shefi i policisë lokale bëri të ditur se 34 persona humbën jetën në stadium ndërsa të tjerët vdiqën rrugës ose në spital.

Video/Ndeshja u kthye në tragjedi, 125 viktima gjatë përleshjeve

Në të njëjtën kohë, mediat e vendit flasin për më shumë se 180 të plagosur, duke thënë se disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Pas incidentit tragjik, liga e futbollit të vendit njoftoi pezullimin e ligës indoneziane për një javë. Arema FC nuk do të presë ndeshjet në shtëpi për pjesën e mbetur të sezonit.