Video/ Në festën e fitores së Galatasarayt, Milot Rashicën e përshëndesin me këngë shqip

E Hënë 5 Qershor 2023, 08:17
TiranaPost
Futbollisti nga Kosova Milot Rashica është përshëndetur me këngën shqip të Shkurte Fejzës, dedikuar Kosovës.
Galatasaray fitoi ndeshjen e fundit kundër Fenerbahces, duke u shpallur kampion i ligës turke.
Me flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës në qafë, si dhe me këngën e famshme të Shkurte Fejzës, sulmuesi shqiptar i Galatasarayt, Milot Rashica, iu bashkua festës së ekipit.
Me vete kishte edhe dy djemtë që i qëndruan krah teksa hynte në stadium.
Në 26 ndeshje, Rashica ka shënuar 4 gola për ekipin.