SPORT

VIDEO/ Përfundon ndeshja Poloni- Shqipëri, humbje e rëndë për kuqezinjtë

VIDEO/ Përfundon ndeshja Poloni- Shqipëri, humbje e rëndë

Kombëtarja shqiptare është mundur 4-1 në ndeshjen me Poloninë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.

Polonia shënoi golin e parë në minutën e 12 me Robert Lewandowskin. Gjithsesi, kuqezinjtë barazuan me Sokol Cikalleshin në minutën e 25-të.

Pas këtij goli, Shqipëria kishte edhe disa raste të tjera për të shënuar, por nuk i shfrytëzoi. Polonia rigjeti avantazhin me Adam Buksa, pas një goditje këndi.

Kaq mjaftoi për të dorëzuar Shqipërinë dhe Polonia shënoi edhe dy gola në pjesën e dytë me Krychoëiak dhe Linety, duke marrë tre pikë të rëndësishme.

Tiranapost.al