Video/ Piloti i Formula One i shpëton për mrekulli përplasjes, ndërsa makina shpërtheu në flakë

Piloti Romain Grosjean i Formula One ka shëptuar për mrekulli pasi makina e tij shpërtheu pas përplasjes, ndërsa po e drejtonte me shpejtësi 225 km/h në garën Bahrain Grand Prix. Pas përplasjes makina u nda në dy pjesë dhe u përfshi nga flakët.
Në pamjet shokuese shihet se makina e pilotit francez goditi murin, ndërsa kamerat e ndaluan xhirimin dhe gara u ndalua.
Pavarësisht nga përplasja e tmerrshme, Grosjean ishte në gjendje të largohej dhe u transportua në spital ndërsa raportohet se ka pësuar djegie dhe thyerje të brinjëve.
Gjithçka ka ndodhur në xhirot e para, menjëherë pas nisjes. Makina Haas e Romain Grosjean duke mos gjetur hapësirë në të majtë është devijuar befas në të djathtë. Por pikërisht në atë moment është prekur nga pjesa e pasme e Alpha Tauri të drejtuar nga Daniil Kvyat, që e ndiqte.
Makina e pilotit rus është gjetur befasisht në mes dhe ka maonovruar duke e spostuar Haas-in në mënyrë tangente.
Mjeti i Grosjean është përplasur me murin mbrojtës që është ndarë në dy pjesë, ndërkohë që makina ka marrë flakë.