Ka qenë goli i Uzunit ai që i ka sjellë barazimin Shqipërisë përballë Izraelit në përballjen e sotme. Goli u shënua në minutën e 88-të.
Luhet sot në Tel Aviv ndeshja Shqipëri-Izrael. Ekipi shqiptar e ka detyrim fitoren, si e vetmja mënyrë për të besuar e shpresuar te vendi i parë në grup.
Aktualisht, Kombëtarja jonë është në vendin e 3-të me 1 pikë.
Pjesa e parë është mbyllur 0-0.
FORMACIONET ZYRTARE:
IZRAEL (4-3-3): Glazer, Dasa, Miguel Vitor, Goldberg, Leidner, Koniçovski, Lavi, Karzev, Haziza, Abada, Veisman.
SHQIPËRIA: (4-3-1-2): Strakosha; Balliu, Ismjali, Ajeti, Hysaj; Gjasula, Laçi, Abrashi; Asllani; Broja, Cikalleshi.