Ca nga rezultati humbës dhe ca nga mosprania në stadium, tifozët gjermanë kanë shpërthyer në inat. Përgjatë, por sidomos pasi përfundoi ndeshja Napoli-Frankfurt, tifozët gjermanë i vunë flakën qytetit italian.
Më herët ata nuk u lejuan të hynin në stadium. Federata nuk pranoi t'u shiste bileta për të shmangur një kaos brenda stadiumit.
I vunë flakën makinave, shkatërruan çfarë u doli përpara dhe nuk as mungoi përplasja me forcat e rendit.
Tifozët hodhën në drejtim të policëve gurë dhe mjete piroteknike.