Videomesazh nga ish-trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi për Tiranën kryeqytet i Sportit

E Mërkurë 15 Shkurt 2023, 11:49
TiranaPost
Tirana këtë vit është shpallur Kryeqyteti Europian i Sportit. Si ish-trajner i Kombëtares, Gianni De Biasi ka dërguar një mesazh për Tiranën dhe sportin ku thotë:
“Tirana është Qyteti Evropian i Sportit për vitin 2023. Shumë përgëzime! Një lajm i mrekullueshëm që i jep mundësi të gjithëve për të bërë sport. Sporti është sinonimi i një jete të shëndetshme, i bashkëndarjes së vlerave dhe i të qenurit bashkë. Përgëzime Tirana! Përgëzime Shqipëria”, thotë De Biasi në video.
Videon e ka postuar në Twitter kryebashkiaku Veliaj.