SPORT

Vihet në dyshim finalja e Champions League, pasi Britania shtoi Turqinë në “listën e kuqe” të COVID

Vihet në dyshim finalja e Champions League, pasi Britania shtoi

Në 29 Maj është planifikuar të zhvillohet finalja e kompeticionit më prestigjoz të klubeve të futbollit europian, “Champions League” në Stamboll. Por, teksa të dy ekipet finaliste, Manchester City dhe Chelsea janë britanike dhe ditën e djeshme qeveria e Mbretërisë së Bashkuar shtoi Turqinë në “listën e kuqe” të shteteve për shkak të situatës së pandemisë COVID-19 axhenda e UEFA-s për finalen është vënë në pikëpyetje.

Sipas regulacioneve në fuqi shtetet për shtetet në listën e kuqe nuk mund të ketë fluturime ndërkombëtare hyrëse dhe dalëse. Qeveria britanike ka propozuar që finalja të zhvillohet në Wembley për të shmangur rrezikun diçka që është më e lehtë në kushtet kur finalistët janë britanikë, një kërkesë kjo që nuk është pranuar nga UEFA, e cila këmbëngul se kompeticioni duhet të vazhdojë ashtu si ishte planifikuar paraprakisht dhe të zhvillohet në Stadiumin Olimpik “Ataturk” të Stambollit.

Mbetet për t’u parë sesi negociatat mes qeverisë britanike dhe UEFA-s do të zgjidhen dhe ku do të zhvillohet finalja e madhe e Champions, që me gjasa do të jetë edhe këtë vit pa spektatorë.

Tiranapost.al