Vllaznia u është rikthyer fitoreve pas tre ndeshjesh me vetëm një pikë. Shkodranët morën 3 pikë përballë Kastriotit.
Përballja me krutanët përfundoi me rezultatin 3-1. Kuqeblutë shënuan dy gola të shpejtë,. Fillimisht shënoi sulmuesi Aralica në minutën e 10-të.
Goli i dytë erdhi pas një goditjeje këndi nga Ardit Hoxhaj në minutën (18’).
Ardit Hoxhaj shënoi sërish në minutën e 57-të.
Për Kastriotin shënoi Spartak Ajazi në minutën e 78-të.