SPORT

West Hami “largon” Chelsea-n, rinovim dhe pagë më të lartë për Declan Rice

West Hami “largon” Chelsea-n, rinovim dhe pagë më të

Klubi i West Hamit synon të zgjidhë përfundimisht çështjen e Declan Rice, i cili është kërkuar me ngulm nga Chelsea, ku 21-vjeçari është formuar si futbollist para se të transferohej te “Çekanët” në vitin 2014.

Mesfushorit shkatërrues, i cili në rast nevoje mund të luajë edhe si qendërmbrojtës, do t’i ofrohet kontrata e re me një përmirësim të ndjeshëm të pagës, për të larguar interesin e bluve të Londrës. Kontrata aktuale e lojtarit përfundon në vitin 2024, por West Hami do ta zgjasë edhe një vit, pra deri në vitin 2025, me pagë shumë më të lartë.