SPORT

Ylli çek i futbollit: Jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më!

Ylli çek i futbollit: Jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem

Futbollisti çek Jakub Jankto është bërë lojtari i parë që deklaron se është homoseksual.

“Si gjithë të tjerët, unë kam pikat e mia të forta, kam dobësitë e mia. Unë kam një familje, kam miqtë e mi. Kam një punë, të cilën prej vitesh e bëj sa më mirë, me seriozitet, profesionalizëm dhe pasion. Si gjithë të tjerët, edhe unë dua ta jetoj jetën time në liri pa frikë, pa paragjykime, pa dhunë, por me dashuri. Unë jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më,” tha Jankto në një video të publikuar të hënën në rrjetet sociale.

Mesfushori 27-vjeçar aktualisht është i huazuar te Sparta Pragë nga klubi spanjoll Getafe.

Skuadra me qendër në Çeki ka postuar një deklaratë në mbështetje të lojtarit, duke shkruar: “Jakub Jankto foli hapur për orientimin e tij seksual me drejtuesit e klubit, trajnerin dhe lojtarët pak kohë më parë. Keni mbështetjen tonë. Jetoje jetën tënde Jakub. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi.”