Ylli i tenisit Nadal, në Durrës për të inauguruar qendrën e tij sportive
E Enjte 20 Qershor 2024, 09:46
TiranaPost
Në disa fotografi të postuara këtë mëngjes nga kryeministri Rama, shfaqet ylli i tenisit Nadal, i cili ka hapur qendrën e tij sportive në Durrës.
Qendra Sportive Rafa Nadal në Shqipëri do të ketë 12 fusha tenisi, 6 fusha padel, një fushë multi-sportive, një palestër dhe zonë Wellness, një pishinë dhe një zonë restoranti. Përveç kësaj, do të ketë një dyqan dhe një muze me disa nga trofetë e Rafa Nadal dhe objekte të tjera të dhuruara nga atletë të mëdhenj.
"MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë se Qendra Sportive e legjendës së tenisit RAFA NADAL do të hapë dyert në Durrës për fëmijët dhe të pasionuarit e këtij sporti nga Shqipëria e rajoni, krah për krah me Akademinë e Futbollit të Manchester City-t, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.