SPORT

“Ylli” i Valencias, rasti i parë me Coronavirus në La Liga

“Ylli” i Valencias, rasti i parë me Coronavirus në La Liga
Me mbi 6000 raste zyrtare të konfirmuara në Spanjë, ishte vetëm çështje kohe zbulimi i futbollistit të parë me Coronavirus në La Liga. Ai është “ylli” i Valencias, Ezequiel Garay, i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij, shoqëruar me një fotot ku shfaqet i buzëqeshur:

“Është e qartë që 2020-a ime nisi keq. Kam rezultuar pozitiv me Coronavirus, jam shumë mirë dhe tani nuk më mbetet gjë tjetër veçse të kem kujdes t’u bindem këshillave të autoriteteve. Për momentin duhet të qëndroj i izoluar.”