SPORT

Zbulohen shprehjet raciste të Neymar, rrezikon një tjetër pezullim

Zbulohen shprehjet raciste të Neymar, rrezikon një tjetër

Neymar vazhdon të mbetet një çështje e nxehtë në Francë. Ylli brazilian i cili skualifikua me dy ndeshje nga komisioni i Disiplinës në Ligën Franceze të Futbollit për shkak se goditi me grusht pas koke një lojtar kundërshtar në klasiken PSG-Marseille. Pas ndeshjes Neymar megjithatë u mbrojt me faktin se ndaj tij Alvaro Gonzales kishte përdorur shprehje raciste duke e quajtur majmun. Megjithatë media spanjolle Cadena Cope ka nxjerrë fakte të reja nga episodet e asaj sfide që bëjnë me faj Neymar-in, me brazilianin që tashmë rrezikon një tjetër pezullim pasi ka përdorur vetë shprehje raciste ndaj një lojtari të Marseille.

“Marseille ka disa imazhe që tregojnë se Neymar i thotë ‘kinez m**i’ mbrojtësit Hiroki Sakai”, zbulonte gazetari spanjoll gjatë “El Partidazo de COPE”, ndërkohë që tani Cadena Ser ka publikuar edhe videon kur Neymar e bën diçka të tillë.

“Ik nga këtu, kinez m**i”, janë fjalët e sulmuesit ndaj futbollistit kundërshtar. Mbetet për t’u parë tani se çfarë do të vendosë komisioni i Disiplinës në Francë, lidhur me këtë episod dhe nëse do të ketë një tjetër dënim për Neymar.