SPORT

Zbulohet data se kur do kthehen në fushë ekipet e La Liga

Zbulohet data se kur do kthehen në fushë ekipet e La Liga
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez prezantoi ditën e sotme planin me 4 faza të daljes nga izolimi.

Në një deklaratë ai tha se duke filluar nga data 4 maj, atletët profesiontë mund të rinisin stërvitjen brenda dhe jashtë fushë, por vetëm në mënyrë individuale.

Nga 11 maji mund të zhvillohen stërvitjet edhe në grupe, por vetëm në ato zona ku kurbia e epidemisë mund të jetë në rënie.

Deri më tani kanë anuluar sezonin 3 kampionate në Evropë, ai belg, holandez dhe francez.