SPORT

Zbulohet projekti 10-vjeçar i Manchester City-t për Lionel Messin

Zbulohet projekti 10-vjeçar i Manchester City-t për Lionel Messin

Manchester City nuk ka hequr dorë nga Lionel Messi madje lajmet e publikuara sëfundmi nuk kanë asnjë bazë vërtetësie. Nga janari Messi do të ketë mundësi të nënshkruajë me klubin që dëshiron si lojtar i lirë pasi i përfundon kontrata me Barcelonën. Financiarisht Manchester City mund të jetë klubi i vetëm në botë që mund të përballojë kostot e larta të transferimit të yllit argjentinas. Anglezët e duan dëshpërimisht Messin, madje kanë gati një projekt të shtrirë në një dekadë për një nga futbollistët më të mirë të historisë. Raportohet se City është gati t’i ofrojë Messit një kontratë 10-vjeçare, të ndarë në tre etapa. Fillimisht Leo do të kalonte disa vite te skuadra e Guardiolës dhe më pas do të zgjidhte një mes tetë ekipeve të City Football Group (CFG). New York City janë klubi në pole nëse kjo kontratë materializohet. Të gjitha rrugët e çojnë Lionel Messin drejt Manchester City-t.