SPORT

Zvicra mposht Hungarinë, 3 - 1

Zvicra mposht Hungarinë, 3 - 1

Hungaria është mposhtur nga Zvicra me rezultatin 1-3 në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Kampionatit Europian 2024.

Sfida u zhbllokua nga Duah në minutën e 12’ dhe në të 45-ën Aebisher dyfishoi shifrat. Goli i vetëm për hungarezët u shënua nga Varga në minutën e 66-të.

Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu Embolo shënoi golin e tretë për kombëtaren e tij.

Kështu Zvicra debuton me fitore në këtë Europian duke ndjekur nga pas Gjermaninë e cila mposhti mbrëmë Skocinë me rezultatin e thellë 5-1.