SPORT

Zyrtare, Arthur Melo kalon te “Zonja e Vjetër”, detajet e marrëveshjes

Zyrtare, Arthur Melo kalon te “Zonja e Vjetër”, detajet e
Arthur është zyrtarisht lojtar i ri i Juventusit. Njoftimin e dha Barcelona në faqen e saj të internetit. Braziliani ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Juventusin.

“Barcelona dhe Juventusi kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Arthur Melo – shkruan klubi “blaugrana” -. Klubi italian do të paguajë 72 milionë euro, plus 10 milionë euro shpërblime. Lojtari do të mbetet te Barcelona deri në përfundimin e garave zyrtare të sezonit 2019/20.

Arthur u bashkua me Barcelonën në verën e vitit 2018 nga Gremio i Porto Alegres. Mesfushori brazilian deri më tani ka luajtur 72 ndeshje për Barçën: 47 në La Liga, 10 në Kupën e Mbretit, 13 në Ligën e Kampionëve dhe 1 në Superkupën Spanjolle. Mesfushori brazilian, i cili ka shënuar 4 gola në këto dy sezone në Katalunjë, shënoi golin e tij të parë kundër Osasunas në kampionat. Arthur fitoi dy trofe me Barçën, La Ligan dhe Superkupën Spanjolle në sezonin 2018/19”.