SPORT

Zyrtare, Chelsea huazon Ross Barkley te Aston Villa

Zyrtare, Chelsea huazon Ross Barkley te Aston Villa

Chelsea ka qenë padiskutim skuadra më aktive në merkaton e kësaj vere, duke shpenzuar mbi 200 milionë euro për të afruar emra të tillë si Havertz, Werner, Ziyech, Chillëell apo sëfundmi portierin Mendy pa harruar Thiago Silvan që ka mbrritur me parametër zero. Për momentin Lampard ka në skuadër shumë lojtarë sidomos në repartin e mesfushës dhe për t’ia bërë disi më të lehta zgjedhjet trajnerit të tyre kanë menduar drejtuesit e klubit të cilët kanë larguar mesfushorin Ross Barkley. Blutë e Londrës e kanë huazuar për një sezon te Aston Villa, mesfushorin që erdhi te Chelsea në vitin 2018-të nga Everton, aty ku Barkley do të ketë më shumë hapësira për të luajtur.