SPORT

Zyrtare, ish-sulmuesi i Italisë transferohet në MLS

Zyrtare, ish-sulmuesi i Italisë transferohet në MLS
Pasi është stërvitur me skuadrën gjatë fazës parapërgatitore, Real Salt Lake ka firmosur me ish-lojtarin e Italisë Guiseppe Rossi ditën e martë. 

33-vjeçari Rossi ka shënuar 128 gola në 336 ndeshje gjatë karrierës së tij në Premier League, Serie A dhe La Liga. Dëmtimet nuk e kanë lënë Rossin të shfaqë potencialin e tij të madh. 

"Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Real Salkt Lake," shprehet Rossi për faqen zyrtare të klubit.

"Po pres me padurim të zbres në fushë dhe të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat."