SPORT

Zyrtare, Klaus Gjasula transferohet te Hamburgu

Zyrtare, Klaus Gjasula transferohet te Hamburgu
Vetë një ditë pas largimit nga Paderborn, Klaus Gjasula gjen skuadër të re. Mesfushori i kombëtares shqiptare është zyrtarizuar si afrimi më i ri i Hamburgut, klub me histori të madhe në Gjermani por që edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligën e 2-të. 30-vjeçari shqiptar ka firmosur për 2 vite me Hamburgun me objektivin që skuadra nga veriu i Gjermanisë të ngjitet shumë shpejt në elitë. Për Gjasulan pati interes edhe nga Fortuna Dusseldorf, por ai zgjodhi transferimin te gjigandët e Hamburgut.

Pasi firmosi, Gjasula tha: “Kam luajtur me Paderborn sezonin e kaluar këtu dhe atmosfera ishte ajo që më ka mbetur në mendje. Nga atëherë HSV ka qenë një klub i veçantë, që e kam ndjekur vazhdimisht. Kur më telefonuan nuk m’u desh të mendoja shumë. Jam shumë i lumtur për rolin që më kanë dhënë në skuadër dhe dëshiroj të jap kontributin tim në vazhdim”.