SPORT

Zyrtare, La Liga pa tifozë për 2 javë

Zyrtare, La Liga pa tifozë për 2 javë
Dyer të mbyllura edhe në Spanjë. Pas Federatës Shqiptare të Futbollit, edhe Federata Spanjolle ka zyrtarizuar se dy javët e ardhshme të La Ligas do të luhen pa praninë e tifozëve si masë paraprake për t’u ruajtur nga përhapja e koronavirusit. Ndeshjet pa dyer të mbyllura do të nisin të premten e 13 marsit me sfidën Real Madrid-Eibar. Ndërkohë ka hyrë që tani në histori pa luajtur ende derbi mes Sevilla dhe Betis që për herë të parë në historinë e futbollit spanjoll do të luhet pa tifozë.