Robert Lewandowski është zyrtarisht lojtar i Barcelonës.
Pas tetë vitesh, futbollisti largohet nga Bayern për të nisur një aventurë të re në “Camp Nou”.
Bayern i Mynihut ka pranuar ofertën e fundit të ardhur nga klubi spanjoll: 45 milionë euro, plus 5 të tjera në formë bonusesh.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi bavarez në një deklaratë zyrtare. Polaku do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe një për një tjetër vit.