SPORT

Zyrtare, Pep Guardiola trajner i City-t deri në vitin 2023, shqetësohen te Barça

Zyrtare, Pep Guardiola trajner i City-t deri në vitin 2023,

Pep Guardiola do të jetë trajner i Manchester City-t deri në vitin 2023. Nuk është thashethem, por diçka reale, e zyrtarizuar me hedhjen e të zezës mbi të bardhë. Citizens, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, i kanë dhënë fund hamendësimeve mbi të ardhmen e trajnerit spanjoll, i cili e mori drejtimin e skuadrës në vitin 2016. Në përfundim të kontratës së re, Pep do të ketë kaluar plot 7 sezone në stolin e Citizens.

Në njofimin e Manchester City-t për rinovimin e kontratës së Guardiolës, ndër të tjera shkruhet:

“Që nga bashkimi i tij me Manchester City-n, Pep ka pasur një efekt transformues në stilin e lojës dhe e ka udhëhequr ekipin në tetë trofe të rëndësishëm, duke vendosur një seri rekordesh. Në total, ekipi ka fituar 181 nga 245 ndeshje nën drejtimin e tij, me një normë suksesi prej 73.87 për qind. Skuadra ka mundur të fitojë një trofe në 31 ndeshje.

Guardiola, pas nënshkrimit të kontratës së re, dha këtë deklaratë për faqen e klubit:

“Që kur kam mbërritur te Manchester City jam ndiher i mirëpritur në klub, nga lojtarët, stafi, mbështetësit, njerëzit e Mançesterit e drejtuesit më të lartë. Që atëherë ne kemi arritur shumë suksese së bashku, kemi shënuar gola, kemi fituar ndeshje dhe trofe, dhe të gjithë jemi shumë krenarë për këto arritjee. Të kesh këtë lloj mbështetjeje është gjëja më e mirë për çdo trajner. Kam gjithçka që mund të dëshiroja në punën time dhe jam i përulur nga besimi që pronari, presidenti, Ferran dhe Txiki kanë treguar tek unë për të vazhduar edhe për dy vjet pas këtij sezoni. Sfida për ne është të vazhdojmë të përmirësohemi dhe evoluojmë dhe unë jam shumë i lumtur që po ndihmoj Manchester City ta bëjë këtë.”

Jehona e nënshkrimit të kontratës se të Pepit me Manchester City-n do të ketë shqetësuar ambientin te Barcelona, ku shtohet frika për largimin e Lionel Messit drejt Citizens sapo të përfundojë sezoni. Ditët e fundit në Angli dhe Spanjë kanë raportuar se një nga kushtet kryesore që 6 herë fituesi i Topit të Artë kishte për t’u transferuar në “Etihad” ishte qëndrimi i Pep Guardiolës.