SPORT

Zyrtare/ Premier League rifillon më 17 qershor

Zyrtare/ Premier League rifillon më 17 qershor
Tashmë është zyrtare. Kampionati anglez i futbollit i njohur si ‘Premier League’ rifillon të mërkurën e 17 qershorit.

Lajmi është konfirmuar nga Premier League përmes një postimi në faqen zyrtare.

“ Ditën e sotme, Premier League ka rënë dakord për një datë të re për rifillimin e sezonit 2019/20. U vendos që të mërkurën më 17 qershor të jetë data e rifillimit, me kusht që të gjitha kërkesat e sigurisë të jenë në fuqi ”, thuhet në njoftimin e Premierligës.

Edhe më herët gjatë ditës u raportua se kjo do të ishte data për rifillimin, por vetëm pak minuta më parë është zyrtarizuar gjithçka.

Futbolli në Angli u ndalua në mars, për shkak të koronavirusit, dhe vetëm javën e kaluar lojtarët rinisën stërvitjen në numër të kufizuar.