SPORT

Zyrtare, publikohen datat e reja të Lojërave Olimpike

Zyrtare, publikohen datat e reja të Lojërave Olimpike
Tashmë është zyrtare. Lojërat Olimpike Tokio 2020 të cilat e shtynë për në verën tjetër do të zhvillohen nga data 23 korrik deri në 8 gusht të vitit të ardhshëm. Zyrtarizimi ka ardhur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, një zyrtarizim për datat e reja të Olimpiadës që ka ardhur vetëm një javë pasi u arrit akordi ndërmjet qeverisë japoneze dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për shtyrjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020 për shkak të emergjencës nga COVID-19. Datat e reja të Lojrave Olimpike janë përzgjedhur mbi bazën e 3 kushteve: Kushti i parë është shëndeti i pjesëmarrësve dhe i të gjithë stafit të Lojërave Olimpike, kushti i dytë lidhet me shpëtimin e interesave të atletëve dhe të sportit olimpik dhe e kushti i tretë lidhet me kalendarin e sportit global.