SPORT

Zyrtare/ Rey Manaj transferohet tek Seria A

Zyrtare/ Rey Manaj transferohet tek Seria A

Sulmuesi i Barcelonës Rey Mana do të rikthehet përsëri tek Seria A për të luajtur me ekipin e Spezias.

Futbollisti shqiptar do të huazohet tek ekipi italian për një afat njëvjeçar me mundësi blerjeje.

Gazetari sportiv italian Fabrizio Romano deklaron se huazimi për një vit është një lëvizje që ekipet italiane e ndërrmarrin shpesh dhe se Manaj mund të transferohet përgjithmonë tek Spezia.

Mediat italiane tregojnë se Barça do të marrë një tarifë huadhënieje prej 3 milionë eurosh për futbollistin shqiptar.

Tiranapost.al