SPORT

Zyrtare, shtyhet rifillimi i Bundesligës

Zyrtare, shtyhet rifillimi i Bundesligës
Ashtu si të gjitha kampionatet e tjera në Europë edhe Bundesliga nuk do të rifillojë përpara muajit maj. Drejtuesit më të lartë të futbollit gjerman kanë vendosur zyrtarisht që deri në datën 30 prill Bundesliga nuk do të nisë.  Fillimisht ishte programuar ndalesa e kampionatit deri në datën 3 prill,  por si pasojë e numrit të madh të të prekurve dhe viktimave në Gjermani është marë ky vendim. Nëse situata nuk do të qetësohet deri në 30 prill, atëherë rifillimi i kampionatit do të shtyhet sërish.