SPORT

Zyrtarizohet ekipi i ri i talentit të Kombëtares, Kumbulla do të përfitojë 1,5 mln euro në sezon

Zyrtarizohet ekipi i ri i talentit të Kombëtares, Kumbulla do të

Nis aventura e re e talentit të Kombëtares shqiptare Marash Kumbulla te Roma.

Mbrojtësi i datëlindjes 2000 do të mbërrijë pas pak minutash në kryeqytetin Italian ku do ti nënshtrohet edhe vizitave mjekësore, shkruan “Corriere dello Sport”, përcjell Ora News.

Duke nisur nga nesër, ish lojtari I Veronas do të dale në stërvitje me skuadrën e Fonsecas.

Shqiptari do të përfitojë 1.5 milionë euro për 5 sezonet e ardhshme, ndërsa për kartonin e tij Roma ka paguar plot 30 milionë euro.

Për shërbimet e Kumbullës interesoheshin edhe Inter e Juventus por mesa duket Roma ka arritur më në fund të bëjë të sajin një prej premtimeve më të mëdha të futbollit shqiptar dhe jo vetëm.