Aktualitet

Stadiumit Kombëtar i vendoset logoja 'Air Albania'

Stadiumit Kombëtar i vendoset logoja 'Air Albania'

Zyrtarisht nga sot e pesë vite me radhë, Stadiumi Kombëtar do të mbajë emrin Air Albania, njëjtë si linja ajrore shqiptare. Logoja është vendosur këtë mbrëmje siç e shihni edhe në foto. Mes firmave garuese, kompania ajrore shqiptare është përzgjedhur si fituesja e tenderit për të blerë emrin e stadiumit kombëtar.

Kjo është hera e parë që një stadium në vendin tonë nuk do të mbajë emrin e një personaliteti të shquar, por do të ketë një emër komercial, duke ndjekur praktikën e njëjtë në shtete të ndryshme të botës.

Image result for Stadiumi Air Albania

Pagesa e kompanisë shkon në 650 mijë euro në vit. Federata Shqiptare e Futbollit do përfitojë  3.2 milion euro në pesë vitet e ardhshme. Kujtojmë se ndeshja e parë, në ditën që bëhet edhe inagurimi i stadiumit është me Francën, me 17 nëntor. Para dy ditësh u raportua se janë shitur të gjitha biletat, pra për 22 mijë vendet. Flitet se do të ketë një Show ditën e Inagurimit./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/foto-shiten-te-gjitha-biletat-per-ndeshjen-shqiperi-france-tek-stadiumi-kombetar/

http://www.tiranapost.al/stadiumi-kombetar-do-paguhej-per-tre-kenge-per-180-mije-euro-reagon-ardit-gjebrea-genjeshter/