Stil jete

Krim apo art? Mënyra që gjeti studenti i juridikut për të kopjuar

Krim apo art? Mënyra që gjeti studenti i juridikut për të

Ke kopjuar ndonjëherë kur ke qenë në shkollë? Apo kopjon akoma? A është talent, guxim apo krim? Mund të jetë të gjitha nga pak, sidomos në fotot që ka postuar një profesoreshë universiteti.

Zysha e juridikut në Universitetin e Malagës postoi në Twitter metodën më inovative të mashtrimit të përdorur nga një prej studentëve të saj.

Studenti kishte gdhendur në mënyrë të ndërlikuar - që vetëm ai mund t`i lexonte- shënime në plastikën e stilolapsave të tij BIC. Ky sistem unik, të cilin profesorja e përshkroi si 'art', u zbulua gjatë provimeve të sezonit. Është interesante se lënda e që studenti po jepte provim ishte 'e drejta procedurale penale'.

Studenti kishte zëvendësuar plumbin grafit të lapsit me një gjilpërë, duke i mundësuar atij të shkruante në stilolapsa të shumtë.

Një tjetër përdorues i Twitter, Gonzo, ndau detaje të mëtejshme, duke zbuluar se studenti kishte më shumë stilolapsa të tillë në shtëpi.