Stil jete

1 miliard të rinj janë në rrezik për humbjen e dëgjimit, thotë studimi

1 miliard të rinj janë në rrezik për humbjen e

Një studim i ri ka treguar se 1 miliard njerëz janë në rrezik për humbjen e dëgjimit.

Kur bëhet fjalë për telefonat, muzikën, filmat dhe shfaqjet, është e zakonshme që adoleshentët dhe të rinjtë të preferojnë t’i dëgjojnë shumë me zë të lartë dhe shumë gjatë, sipas studimit të botuar të martën në revistën BMJ Global Health.

“Ne vlerësuam se 0,67 deri në 1,35 miliardë individë të moshës 12-34 vjeç në mbarë botën ka të ngjarë të përfshihen në praktika të pasigurta të dëgjimit dhe për këtë arsye janë në rrezik për humbjen e dëgjimit’’, tha autorja kryesore e studimit Lauren Dillard për CNN. Dillard është një konsulente e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ekspozimi ndaj zërit me një volum shumë të lartë mund të lodhë qelizat shqisore dhe strukturat në vesh, tha Dillard. Nëse kjo vazhdon për një kohë të gjatë, ato mund të dëmtohen përgjithmonë, duke rezultuar në humbje dëgjimi, zhurmë në vesh ose të dyja.

Sipas studimit, praktikat e pasigurta u vërejtën te përdorimi i kufjeve, si dhe frekuentimit në vende argëtimi, si koncerte, bare dhe klube.