Stil jete

10 betimet që duhet të kishin bërë çiftet nëse do e dinin që një ditë do izoloheshin bashkë

10 betimet që duhet të kishin bërë çiftet nëse

Të premtoj që s`do thërras kurrë nga dhoma tjetër, me zë të lartë: “Hej, shpirt ç`të gatuaj për darkë”, pa u siguruar që nuk po flet me shefin në Skype.

Të premtoj që do hedh deodorant është nëse nuk do më duhet të dal nga shtëpia.

Të premtoj që nuk do përpiqem në shtëpi të gatuaj pjatat e restorantit tënd të preferuar.

Të premtoj që do të të dua edhe kur të kemi nëpër këmbë, gjithë ditën fëmijët dhe qentë tanë.

Premtoj që do të të dua, edhe nëse një ditë një pandemi do na mbyllë brenda e ti do pish. Nuk do të t`i numëroj gotat.

Premtoj që do të dua dhe do të të gënjej gjithmonë për peshën tënde. Edhe kur të shëndoshen do them: Je super.

Të premtoj që do t`i sterilizoj të gjitha ushqimet që do blej në supermarket.

Të premtoj që nuk do shkoj as tek mamaja jote e as tek imja, për të respektuar distancën sociale.

Të premtoj që në raste pandemie nuk do të lë shtatzënë, vetëm sepse do na vijë në majë të hundës izolimi.

Të premtoj që nëse një ditë të kërkoj të më presësh flokësh dhe rezultati del skandaloz, do të them: Më ke bërë yll.

*Burimi Huffington Post