Stil jete

10 gabimet që ti si burrë mund të bësh dhe ta humbasësh përgjithmonë gruan që do

10 gabimet që ti si burrë mund të bësh dhe ta humbasësh

Nëse një grua është e dashuruar, mendohet gjithmonë se ajo do të durojë gjithçka. Por ka një kufi për çdo gjë dhe kur kapërcehen disa kufij, ajo mund ta lërë edhe burrin që dashuron, madje pa u menduar dy herë.

Bright Side liston 10 gabimet që bëjnë burrat të cilat shpejt mund ta çojnë marrëdhënien në greminë.

Kur ai nuk dëshiron t'i shijojë gjërat.

Nëse një burrë këmbëngul të shkojë në të njëjtin restorant çdo ditë, ose dëshiron të udhëtojë në të njëjtin vend çdo herë, sepse nuk dëshiron të dalë nga zona e tij e rehatisë, e dashura apo gruaja do të mërzitet shpejt.

Kur ai i thotë asaj: Po kërkon shumë nga jeta!

Kur një gruavendos të ndahet, ka shumë të ngjarë që të ketë bërë disa përpjekje për ta shpëtuar marrëdhënien. Por nëse partneri refuzon t`i diskutojë gjërat apo akoma më keq, i thotë se po kërkon shumë, ajo do të ndahet.

Anulon takimet me partneren, se do dalë më shokët

Nuk është fare bukur kur ai të lë vetëm në fundjavë, qëndron deri vonë jashtë. Madje s`të hap as telefonin. Nuk do të kalojë shumë kohë para se të largohet. përgjithmonë.

Ai bën gjëra fshehurazi

Nëse ai sillet sikur ka diçka për të fshehur, ai padyshim po mashtron. Mungesa e ndershmërisë dhe e çiltërsisë do ta bëjë çdo grua të dëshirojë të kërkojë një marrëdhënie tjetër, më të qëndrueshme.

Ai nuk është kurrë aty kur keni nevojë për të.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që një burrë është jashtë qytetit apo del shumë me miqtë. Ai mund të jetë i ulur përballë të dashurës së tij, por gjithsesi të mos jetë i pranishëm kur ajo dëshiron të flasë për gjëra që kanë rëndësi për të, ose që e shqetësojnë. Kur një partner vetëm pretendon se po dëgjon, një grua mund ta ndiejë këtë dhe ajo do të kuptojë se ai thjesht po e merr si të mirëqenë. Kush e dëshiron një marrëdhënie të tillë?

Ai të bën të ndihesh si nëna e tij.

Një burrë-fëmijë nuk i zbaton planet, nuk dëshiron kurrë të bëjë biseda të rriturish dhe fajëson partneren e tij që është bezdi e madhe për të. Në këtë lloj marrëdhënieje, çdo grua së shpejti do të lodhet.

Ai injoron mendimet e tua

Kur ka nevojë për të marrë vendime që prekin të dy njerëzit në marrëdhënie, një grua pret që mendimi i saj të merret parasysh. Nëse një burrë mendon se dëshirat dhe nevojat e saj nuk llogariten dhe përqendrohet vetëm tek vetja, ajo do ta marrë si një flamur të kuq.

Ai e vendos karrierën e tij në radhë të parë.

Është mirë kur një person ka ëndrra të mëdha për t'i arritur, por kur je në një lidhje, pavarësisht orarit të ngjeshur, është e rëndësishme të caktosh pak kohë për t'u fokusuar te partnerja dhe për t'i treguar se është një prioritet për ty. Nëse një burrë është gjithmonë shumë i zënë për të kaluar kohë me të dashurin e tij, ajo do të dëshirojë ta lërë atë përgjithmonë.

Ai ju krahason me gra të tjera.

Mund të jetë një nga ish-et e tij, kolegia ose nëna e tij. Në çdo rast, një krahasim i vazhdueshëm i një të dashurës me gra të tjera është një gabim shumë i rrezikshëm që mund të shkatërrojë menjëherë një marrëdhënie. Kjo e bën një grua të ndihet tmerrësisht, ndikon negativisht në vetëvlerësimin e saj dhe, ka shumë të ngjarë të ndahet.

Ai të bën të pyesësh veten nëse i intereson.

Vlerësimi është i rëndësishëm për një marrëdhënie të shëndetshme dhe, meqë ra fjala, do të thotë të vlerësosh një partnere edhe për gjërat e vogla që bën.