Stil jete

10 gjëra që ke kohë t`ia mësosh fëmijës deri në moshën 13 vjeç

10 gjëra që ke kohë t`ia mësosh fëmijës deri

Për të zbuluar këto dhjetë sjellje është kryer një studim longitudinal dhe është vërtetuar se janë pikërisht këto aftësi që i mundësojnë njerëzve një shkollë më të mirë, një punë më të mirë dhe një cilësi jete më të mirë në përgjithësi.

Si të bëhen të zotët e vetes dhe të kenë miq

Në fillim duhet të mësohen të jenë të zotët e vetes, por të krijojnë edhe miq gjithashtu. Fëmija duhet të rritet me idenë që të afrojë dhe mbështesë edhe një shok që të tjerët e lënë mënjanë. Në këtë mënyrë do ketë një mik për kokë, por edhe nuk do ketë më fëmijë që ndihen të vetmuar dhe përjashtuar.

Ta mësosh t`i zgjidhë konfliktet në mënyrë paqësore

Konfliktet midis fëmijëve janë të vazhdueshme. Ata zihen për lodra dhe për çdo gjë. Fëmija duhet të mësohet se si të dallojë burimin e konfliktit. Pastaj të bëjë kompromise. Të jetë empatik dhe paqësor.

Përgjegjësi dhe përkujdesje

Mënyra më e mirë për ta kultivuar këtë sjellje është përmes një kafshe shtëpiake. Fëmija do mësonte hapat e parë të përkujdesit dhe dhembshurisë pikërisht nga kjo kafshë.

Si të bashkëveprojë me të tjerët

Hapi i parë është të mësojnë të luajnë në grup që pastaj të mund të funksionojnë dhe punojnë në ekip.

Ndjesa dhe falja

Duhet të jenë të parët prindërit që ia thonë fëmijës që më pas edhe fëmija t`i përdorë. Mos harroni se një fëmijë mëson më shumë nga sjellja juaj sesa nga ato që i thoni.

Si të dëgjojë dhe të jetë empatik

Nis sërish nga ju. Dëgjojeni me vëmendje dhe njësoj do veprojë edhe ai.

Si t`i përballojë emocionet e mëdha, zakonisht ato të trishtuara

Lëre të qajë. Nuk është turp.

Të pranojë humbjet dhe dështimin

“Jo gjithmonë fitohet”. Fëmija duhet ta dijë që i vogël se është mirë të fitosh, por nuk është fundi i botës nëse humbet.

Të jetë optimist dhe të dojë veten

Nëse nuk ndihet mirë me veten, nuk do ndihet me askënd. E njëjta gjë vlen edhe për pjesën tjetër, dashurinë nga vetes.

Të menaxhojë kohën

Mund të jetë prindi ai që e zgjon një 10-vjeçar për në shkollë, por do ishte më mirë sikur ta kishte vetë përgjegjësinë dhe një alarm ta zgjonte. Mami nuk do jetë gjithmonë aty për ta zgjuar nga gjumi.