Stil jete

10 mënyra si të mbani shtëpinë e freskët gjatë ditëve të valës afrikane

10 mënyra si të mbani shtëpinë e freskët gjatë

Është e vështirë të përballosh temperaturat e larta, e sidomos kur kondicionerin nuk e duron dot gjatë gjithë kohës. Por ka disa mënyra se si të mbani shtëpinë tuaj të freskët në ditët e ‘valës afrikane’ që në Shqipëri pritet të rikthehen nga e mërkura e javës që vjen.

1-Instaloni freskuese lëvizëse në tavan.

Nuk është sekret që freskueset e tavanit krijojnë freski në ambientin e shtëpisë, dhe duke mos shpenzuar shumë para. E rëndësishme është që ajri të qarkullojë dhe të freskohet e gjithë shtëpia jo vetëm një dhomë.

10 mënyra si të mbani shtëpinë e freskët gjatë

2-Mbyllni dritaret gjatë ditës

Nëse keni dritare kryesisht prej druri dhe rrezet e diellit bien direkt mbi to, është e rëndësishmë që t’i mbyllni ato për disa orë. Ose të paktën të vendosni perde të trasha të cilat bllokojnë rrezet e forta nëse nuk keni grila. Në dritaret e kateve të poshtme kryesisht mirë është të mbahen mbyllur deri në orët e pasdites.

10 mënyra si të mbani shtëpinë e freskët gjatë

3-Aplikoni material filmik për të bllokuar rrezet e forta

Një metodë shumë e zgjuar për të mbajtur dritaret hapur, duke vendosur materialin filmik ngjyrë xhami që fut ajrin por bllokon rrezet e forta. Kjo metodë mund të përdoret edhe në dimër pasi luan rolin e ngrohësit. Është dhe i shpejtë për t’u instaluar.

10 mënyra si të mbani shtëpinë e freskët gjatë

4-Një termostat i programueshëm

Instalimi i një termostati të programueshëm mund t'ju ndihmojë ta mbani shtëpinë tuaj të freskët dhe të kurseni kostot e energjisë. Nëse jeni jashtë shtëpisë gjatë gjithë ditës, termostati juaj mund të programohet për të zvogëluar temperaturën disa gradë para se të vini në shtëpi, kështu që kur të mbërrini shtëpia është e freskët, dhe fatura e energjisë nuk do të jetë aq e lartë në fund të muajit.

10 mënyra si të mbani shtëpinë e freskët gjatë

5-Instalo një ventilator përforcues

Tërheq më shumë ajër të freskët në një dhomë shumë të nxehtë. Thjesht zgjidhni modelin që është i përshtatshëm për ju, vendoseni në zonën e dëshironi, dhe vendoseni në prizë për një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të ftohur ambientin tuaj.

10 mënyra si të mbani shtëpinë e freskët gjatë

6-Përdorni kondicioner Portabël

Një njësi e lëvizshme e kondicionimit të ajrit është një zgjidhje e shkëlqyer për ftohjen e zonave më të përdorura të shtëpisë tuaj. Meqenëse ato mund të zhvendosen lehtësisht nga dhoma në dhomë, ju do të keni ajër të freskët kudo që ju nevojitet më shumë.

10 mënyra si të mbani shtëpinë e freskët gjatë

7-Instaloni kondicioner mini-split

Është një përzierje midis një njësie të integruar dhe atij në mur. Ai siguron funksionim pa zhrumë dhe më kompakte që nuk e prek dekorin e shtëpisë. Një sistem mini-ndarës mund të montohet kudo, dhë është një alternativë ekonomike.

10 mënyra si të mbani shtëpinë e freskët gjatë

8-Mbillni sa më shumë bimë:

Mbjellja e pemëve përreth shtëpisë tuaj mund të ndihmojë në ndalimin e depërtimit të nxehtësisë nëpër dritare dhe çati. Dhe krijon zona të freskëta me hije. Dhe rezultati është i bukur, gjithashtu!

10 mënyra si të mbani shtëpinë e freskët gjatë

9-Hap dritaret gjatë natës

Përfitoni nga ato mbrëmje të freskëta të verës. Hapni dritaret natën për të ndjerë flladin që do t'ju ndihmojë ju dhe familjen tuaj të flini më mirë. Ajri i freskët do të qarkullojë gjithë natën, duke ju lejuar të freskoni edhe shtëpinë dhe të qëndrojëe tillë në mëngjes.

10 mënyra si të mbani shtëpinë e freskët gjatë

10-Gatuaj jashtë

Kur temperaturat rriten, dilni jashtë dhe përgatisni vaktet tuaja në vend që të përdorni furrën, e cila mund të rrisë temperaturën e shtëpisë në mënyrë të konsiderueshme. Nga pica te mishi i viçit i pjekur, ka mënyra të shumta për të gatuar një vakt në skarë.

10 mënyra si të mbani shtëpinë e freskët gjatë

*Tiranapost.al.