Stil jete

10 profesionet ku punonjësit janë më të lumtur

10 profesionet ku punonjësit janë më të lumtur

Vetëm paratë nuk të bëjnë të lumtur! Kjo është e vërtetuar edhe nga një studim për një kohë të gjatë i profesorit të Universitetit të Harvardit, Howard Gardner. Ai mori në pyetje më shumë se një mijë amerikanë për projektin e tij “Good Work Project”, në lidhje me kënaqësinë e tyre në punë.

Rezultatet në këtë studim ishin befasuese. Yjet e muzikës, futbollistët profesionistë apo menaxherët nuk bëjnë pjesë në këtë klasifikim.

Në krye të renditjes janë punët artizanale apo ata, puna e të cilëve është në kontakt me njerëz të tjerë. Paraja duket se nuk ka dhe aq rëndësi. Në fakt, në tre vendet e para të klasifikimit janë profesione që nuk kanë dhe aq prestigj dhe janë pak të paguara.

Sipas “Indeed Hapines Index 2016”, pesë faktorët kryesorë për kënaqësinë në punë janë balanca e mirë punë-jetë, të qenët i aftë, aftësitë drejtuese, kultura e punës dhe siguria në punë, si dhe perspektiva e mirë në karrierë.

Klasifikimi

1. Arkitektët dhe infermierët – 62% të kënaqur me profesionin e tyre.

2. 64% e avokatëve janë lumtur me punën e tyre.

3. 65% e mjekëve e duan punën e tyre.

4. Inxhinierët, një punë e lodhshme pa dyshim, megjithatë dy të tretat e inxhinierëve e duan punën e tyre.

5. 67% e personave që punojnë në industrinë e turizmit janë të lumtur me punën e tyre.

6. 69% e shkencëtarëve ndihen të kënaqur me punën e tyre.

7. Njerëzit që punojnë në fushën e marketingut, reklamave & PR duket se janë 75% të lumtur me profesionin e tyre.

8. Mirënjohja e klientëve dhe oraret fleksibile janë arsyet që 76% e hidraulikëve janë të kënaqur me zanatin e tyre.

9. Të bërit e diçkaje ndryshe është një gjë e mirë në vetvete – ndoshta kjo është arsyeja që parukierët dhe etatistët konsiderohen me fat – 79% ndihen të kënaqur me atë çka bëjnë.

10. Pavarësisht pagave modeste, 87% e kopshtarëve thonë se janë vërtet të lumtur me zgjedhjen që kanë bërë.