Stil jete

10 punët më të kërkuara në distancë me pagë mbi 100,000 dollarë

10 punët më të kërkuara në distancë me pagë

Edhe pse më pak njerëz po punojnë tani nga shtëpia, krahasuar me dy vjet më parë, nuk është ende një kohë e keqe për të gjetur një punë në distancë dhe disa nga rolet më të kërkuara që kompanitë e huaja po punësojnë vijnë me një pagë gjashtëshifrore.

Të dhënat e fundit nga LinkedIn tregojnë se puna në distancë po rimëkëmbet pas muajsh rënie graduale. Që nga janari 2022, 50% e punëtorëve thanë se punonin kryesisht në terren, ndërsa 28% thanë se ishin kryesisht në distancë, sipas një sondazhi me 5,860 profesionistë.

Industritë kryesore që ofrojnë mundësi të shumta pune në distancë me paga gjashtëshifrore përfshijnë kontabilitetin, financat, teknologjinë dhe marketingun.

Këto fusha kanë parë rritje të konsiderueshme të vendeve të punës në distancë në 12 muajt e fundit, pavarësisht nga pushimet e fundit nga puna në sektorët e teknologjisë dhe financave.

Për të shqyrtuar se ku po ndodh më shumë punësimi në distancë, FlexJobs listoi 10 punët më të kërkuara nga kompanitë dhe sa paguajnë ato:

1. Menaxher i lartë i marketingut të produktit

Paga mesatare: 132,101 dollarë

2. Menaxher i lartë i produktit

Paga mesatare: 129,724 dollarë

3. Studiues i lartë i të dhënave

Paga mesatar: 129,653 dollarë

4. Këshilltar i koorporatës

Paga mesatare: 126,124 dollarë

5. Inxhinier i lartë i të dhënave

Paga mesatare: 125,951 dollarë

6. Dizajner i lartë i produktit

Paga mesatare: 125,101 dollarë

7. Inxhinier i lartë softuerësh

Paga mesatare: 124,030 dollarë

8. Drejtues inxhinierie

Paga mesatare: 119,135 dollarë

9. Infermiere psikiatrike

Paga mesatare: 115,594 dollarë

10. Drejtor i financës

Paga mesatare: 114,863 dollarë