Stil jete

10 pyetje të pafajshme, por që lëndojnë

10 pyetje të pafajshme, por që lëndojnë

Jo të gjitha pyetjet mund të bëhen. Ka disa që nuk drejtohen me tendencë, por dashur padashur mund ta fyejnë njeriun përballë teje, ose ta bëjnë të ndihet keq. Më së shumti ka gjasa ta lëndosh. Dhe nëse është dikush që e ke për zemër, mos ia drejto kurrë 10 pyetje më poshtë.

Pse je akoma…?

10 pyetje të pafajshme, por që lëndojnë

Zakonisht kjo fjali ndiqet nga fjala, beqar. “Je goxha simpatik, pse akoma beqar”, kjo fjali nuk është fare e bukur. Sidomos fjala “akoma”. Çfarë do të thuash me këtë: që është vonë?

Pse dukesh kaq e lodhur?

10 pyetje të pafajshme, por që lëndojnë

Po, ti vërtet mund ta kesh nga shqetësimi për njeriun përballë teje. Po shmange. Nëse ka diçka pr të ta thënë do të ta thotë vetë. Nuk ke pse i tregon që nuk duket aq bukur sa më parë.

Çfarë bëre?

10 pyetje të pafajshme, por që lëndojnë

Mund të duket si një pyetje që thjesht thyen akullin, por në fakt ç`përgjigje pret?

Sa vjeç je?

10 pyetje të pafajshme, por që lëndojnë

E ç`rëndësi ka? Mosha është thjesht numër.

Çfarë fakulteti ke mbaruar?

10 pyetje të pafajshme, por që lëndojnë

Po sikur të mos ketë mbaruar fare? Jo të gjithë kanë një diplomë universiteti.

Bën palestër ti ë?

10 pyetje të pafajshme, por që lëndojnë

Edhe pse mund ta nisësh si një komplement, tregon që po e vlerëson vetëm fizikisht.

Po, nga ishe ti?

10 pyetje të pafajshme, por që lëndojnë

Nëse sapo e ke njohur dhe të pëlqen, a ka ndonjë rëndësi të madhe nga vjen? Do vijë momenti kur do ta marrësh vesh, por nuk është nga pyetjet që shtrohen të parat.

Ore, pse s`po del më ti? Ngele në shtëpi.

10 pyetje të pafajshme, por që lëndojnë

Ti mund të kesh qëllime të mira kur e pyet dikë, po a e ke menduar ndonjëherë që ky njeri mund të mos ketë para për ta përballuar jetën jashtë shtëpisë?

Je dobësuar gjë ti?

10 pyetje të pafajshme, por që lëndojnë

E drejton si një kompliment, por i tregon dy gjëra: e para që ka qenë e shëndoshë më parë e që tani duket shumë mirë dhe e dyta: Po sikur të ketë rënë nga pesha prej një problemi të madh familjar apo shëndetësor?

Ç`po ndodh?

10 pyetje të pafajshme, por që lëndojnë

Mund të duket si një pyetje e pafajshme, por në fakt është më shumë kurioze. Nëse dikush është ende duke qarë, nuk është kjo një pyetje që duhet bërë.