Përmes një videoje në rrjete sociale, ministrja Ogerta Manastirliu rikujton 10 rregulla, sugjeruar nga Komiteti i Ekspertëve dhe OBSH për pushime të sigurta, të vlefshme për t`u zbatuar nga pushuesit dhe subjektet.
1. Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.
2. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.
3. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.
4. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.
5. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.
6. Shmangni grumbullimet e çdo lloji.
7. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.
8. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.
9. Ruani higjenën vetjake dhe kolektive.
10. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin