Stil jete

106-vjeçarja nga Filipinet është modelja më e vjetër e kopertinës së Vogue

106-vjeçarja nga Filipinet është modelja më e vjetër

Vogue Philippines ka zbuluar se 106-vjeçarja Apo Whang-Od do të jetë ylli i kopertinës së muajit prill, një lëvizje që e bën artisten e tatuazheve personin më të vjetër që është shfaqur ndonjëherë në kopertinën e Vogue.

Whang-Od - e njohur gjithashtu si Maria Oggay - ka përsosur artin e tatuazheve me dorë që kur ishte adoleshente, nën udhëzimet e babait të saj.

Me banim në fshatin malor të Buscalan, rreth 15 orë në veri të Manilës, ajo konsiderohet mambabatok-ja më e vjetër në vend - ose tatuazhistja tradicionale Kalinga.

Whang-Od krijon tatuazhe në lëkurën e njerëzve duke përdorur vetëm një shkop bambuje, një gjemb nga një pemë pomelo, ujë dhe qymyr.

"Unë jam e vetmja që ende bëj tatuazhe. Por nuk mendoj se tradita do të marrë fund sepse po stërvis mjeshtërit e ardhshëm të tatuazheve”, thotë ajo.

“Tradita do të vazhdojë për aq kohë sa njerëzit do vazhdojnë të vijnë për të bërë tatuazhe”, shtoi ajo.