Stil jete

108 vjeçarja nga Londra zbulon sekretin e saj të jetëgjatësisë

108 vjeçarja nga Londra zbulon sekretin e saj të

Sekreti për një jetë të gjatë dhe të lumtur janë dollitë dhe festat, ka thënë një stër-stërgjyshe pasi ka mbushur 108 vjeç.

Mary Ann Clifton, e cila njihet si Rosina, dha këshillat gjatë festës së saj të ditëlindjes në Orpington, në juglindje të Londrës.

"Punoni shumë, por festoni më shumë - një punë e vështirë nuk do t'ju dëmtojë", tha ajo.

Zonja Clifton lindi më 16 mars 1915 në Lambeth, në jug të Londrës, dhe pasi mbaroi shkollën ajo ndoqi pasionin e saj për modën, duke punuar si stiliste.

Ajo u takua me bashkëshortin e saj të ndjerë Ernie në shkollë kur ata ishin vetëm 12 vjeç. Dyshja patën dy fëmijë dhe Rosina tani ka katër nipër e mbesa dhe 17 stërnipër e stërmbesa.