113 pyetjet që duhet t'ia bësh që në takimin e parë
Çfarë qëllimesh ke në jetë?
Për çfarë po mendon në këto moment?
Kush është aktori/ këngëtari/ shkrimtari yt i preferuar?
Si e përse u ndave nga e dashura e fundit? (Nëse të thotë që s`ka pasur asnjëherë ndonjë lidhje, lëre)
Ke tradhtuar ndonjëherë? Kë dhe kur?
Kush është njeriu më i rëndësishëm në jetën tënde?
Kush është kujtimi më i çmuar që ke?
Cila është gjëja që të pëlqen më shumë tek unë?
Cila është gjëja që s`pëlqen?
Ke pasur ndonjë shok imagjinar kur ke qenë i vogël?
Çfarë dëshiron të ketë gruaja jote e ardhshme?
Cili është filmi yt i preferuar?
Komedi romantike apo filma horror: cilin do e shikoje me mua më me qejf?
Cili është vendi që do doje të vizitoje?
Më trego pak situatën më të sikletshme apo të turpshme që ke përjetuar ndonjëherë
Cila është fantasia më e çuditshme që ke pasur ndonjëherë?
Do dilni me mua nëse unë do isha 5 vjet më e madhe se ty?
Cila është gjëja më e rëndësohme në një lidhje sipas teje?
Je romantik apo zemërthyer?
Cila është gjëja që të bezdis më së shumti?
E konsideron veten xheloz dhe posesiv në një marrëdhënie?
Ke përdorur qoftë edhe njëherë të vetme ndonjë lloj droge?
Cili është impresioni i parë që pate për mua?
Si mendon: Të martohesh do të thotë që të punosh më shumë që të fitosh më shumë para për familjen apo të kalosh më shumë kohë me anëtarët e saj.
Nga cili parfum të kujtohem unë?
Ke bërë ndonjëherë eksperimente në aspektin seksual?
Je zgjuar ndonjëherë në mëngjes dhe je menduar: ç`kam bërë gjithë natën?
Çfarë të pëlqen më shumë në trupin tim?
Ku e shikon veten pas pesë vitesh?
E ke qëlluar ndonjëherë ndonjë grua? A do ta bëje?
Ke pasur ndonjëherë nevojë të mësosh se si ta menaxhosh zemërimin?
Sa i rëndësishëm është kompeticioni për ty?
Je supersticioz? Nga çfarë?
Si do ta përshkruaje jetën perfekte?
Në xhindi do të dhuronte një aftësi të re, çfarë do kërkoje?
Po sikur të ishe aktor i famshëm, në ç`film do doje të luaje?
Kë do më shumë: nënën apo babain?
Nëse do kishe një aftësi të mbinatyrshme, ç`do doje të kishe?
Çfarë preferon më shumë: paratë, fuqinë apo famën?
Çfarë të pëlqen më shumë tek miku më i mirë?
Mami apo babit, kujt do doje t`i ngjaje më shumë?
Ke ndonjë pesudonim? A ka një histori pas tij?
Më trego pak për takimin më të keq që ke përjetuar ndonjëherë
Më përshkruaj me një fjalë
Nëse do zgjidhje mes meje dhe një gruaje më të bukur, kë do zgjidhje?
Çfarë urren tek vetja?
Ç`mendim ke për seksin?
Beson në situatat e mbinatyrshme?
Nëse do shkoje në një ishull, kë do doje të merrje me vete? Pse?
Me kë je më i afërt me nënën apo me babain?
Nëse do kishe mundësinë të ndryshoje diçka tek vetja, çfarë do ndryshoje?
Cila është puna jote e ëndrrave?
Cila është aventura më e madhe që ke bërë në jetë?
Cila është gjëja më e shtrenjtë që ke blerë?
Cila është gjëja më e shtrenjtë që ke blerë për dikë?
Nëse do fitoje një lotari, ç`do bëje me paratë?
Nëse do vinte zjarri në shtëpinë tënde dhe do mund të merrje vetëm diçka, çfarë do ishte ajo?
Të pëlqejnë fëmijët?
Ke thënë ndonjëherë “të dua” pa e ndjerë?
E ke ngarë ndonjëherë makinën i dehur?
Cila është festa më e çmendur në të cilën ke marrë pjesë?
Të pëlqejnë miqtë e mi?
Beson në projektet që duan të ndryshojnë planetin?
Ke ëndërruar ndonjëherë të fitosh Nobelin? Për çfarë?
Cila kafshë do doje të ishe?
Cili personazh i animuar do doje të ishe?
Sa mendon për dashurinë e parë?
A të pëlqen të dehesh?
Ke vjedhur ndonjëherë?
Kur ke dalë për herë të parë me një vajzë?
Të pëlqen të kesh mace? Ç`emër do t`i vije?
Cila është gjëja më e mirë që ke bërë për një mik?
Sa para shpreson të fitosh një ditë?
Çfarë makine dëshiron të kesh?
Sa shpesh thua gënjeshtra?
Kush është i famshmi yt i preferuar?
Të ka pëlqyer ndonjëherë ndonjë mësuese kur ke qenë në shkollë?
E konsideron veten si njeri i lumtur?
Çfarë do bëje nëse do ishe në një ishull e s`do kishe se ç`të haje?
Të pëlqen të shkosh në hënë?
A beson në jetën pas vdekjes?
Ç`do bësh nëse miku yt i ngushtë të thotë që unë s`jam e mirë për ty?
Cila është gjëja më e keqe që i ke bërë një miku?
Më thuaj diçka tënden që askush nuk e di
Cila ishte ngjarja që shënjon adoleshencën tënde?
A të pëlqen gjuetia?
A mendon se një grua duhet të fitojë më pak se një burrë?
A beson në shpirtin binjak?
A beson në dashurinë me shikim të parë?
Çfarë mendojnë miqtë e tu për mua?
A ke dashur ndonjëherë të dashurën e mikut tënd?
A beson se ekzistojnë vampirët?
Në shkollën e mesme a ishit nga ata më popullorët?
Të pëlqejnë apo të shqetësojnë të moshuarit?
A ke qenë ndonjëherë xheloz për vëllain ose motrën?
A ke qenë ndonjëherë xheloz për mikun më të mirë?
Cili është orientimi yt politik? Zakonisht voton për partinë, ideologjinë apo personin?
Ke ndonjë ambicie artistike?
Të pëlqen teknologjia?
Nëse duhet të zgjedhësh midis një mbrëmjeje të rëndësishme me mua dhe një finaleje futbolli, çfarë do të zgjidhje?
Çfarë të pëlqen të hash?
Të pëlqen të udhëtosh? Me miq apo çift?
Po nuk dha përgjigjet që kërkon, lëre të shkojë!