Stil jete

12 këshilla si t`i rezistosh një fluturimi të gjatë me fëmijë me vete

12 këshilla si t`i rezistosh një fluturimi të gjatë me

Nëse do bësh fluturime të gjata këtë verë, me fëmijë me vete, duhet të dish paraprakisht disa këshilla. Për të mos shkatërruar pushimet e tua para se t`i nisësh.

Përfshiji fëmijët në proces. Bëni gati valixhet bashkë dhe trajtojeni si një aventurë këtë udhëtim.

Merr me vete karrocë praktike. Aty mund të qëndrojë fëmija në aeroport, por të shërben edhe për të mbajtur gjërat e tepërta, çantë, xhupin.

Nëse mund ta zgjedhësh vendin në moment, zgjidhe afër ndonjë gjysheje. Ato japin buzëqeshje të ngrohta dhe janë gjithmonë aty për të të dhënë një dorë ndihmë.

Kujdesu për veshët e fëmijëve që të mos bllokohen nga uljet dhe ngritjet e avionit. Nëse është i vogël e zgjidh punën një çuç apo biberon. Nëse është i rritur jepi të pijë ujë ose të hajë diçka. Pra mjaft të kapërcehet.

Merr me vete rroba. Njëherë do ketë vapë e njëherë ftohtë. Mund të djersijë ose të laget me ujë.

Mos hyr ndër të parët. Kalo pak më tepër kohë në aeroport. Kështu fëmija do ketë më shumë hapësirë.

Paketo snacks (vakte të vogla). Nuk i dihet kurrë çfarë e kur mund t`i hahet një fëmije dhe ushqimi i avionit nuk është aty ku duhet.

Merrni ndonjë gjë të vogël për ta shpërblyer për sjellje të mirë. Do ju duhet.

Merr lodra dhe libra të rinj. Të vjetërve ua ka nxjerrë zinë.

Harroje rregullin që ke vënë për kohën në telefon. Ky rast përbën përjashtim.

Merrni lodra të vogla, por dinamike.

Mos harro ta vësh edhe në gjumë, përndryshe do grindet e s`do kesh ku ta çosh.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al