Stil jete

13 sekretet e njerëzve që kanë gjithmonë një shtëpi të pastër

13 sekretet e njerëzve që kanë gjithmonë një

Të mbash një shtëpi të pastër nuk është edhe aq e paarritshme me këto këshilla të thjeshta.

1. Programoni një kohë pastrimi çdo ditë

Pastrimi i shtëpisë tuaj nuk është shpikje raketash. Lini një kohë për pastrim dhe gjithçka do të zgjidhet. Nuk ka asnjë formulë magjike që pastron shtëpinë tuaj pa vënë pak dorë në të (vetëm në rastet kur keni punësuar dikë që ta pastrojë atë për ju). Shumica prej nesh presin derisa të ketë rrjeta merimangash ose shtëpia të marrë erë, përpara se të nisin pastrimin. Vendosni 10 ose 20 minuta kohë çdo ditë në axhendën tuaj për pastrimin e shtëpisë dhe do tu jepni fund problemeve me rrëmujën.

2. Lërini këpucët jashtë shtëpisë

Nuk duhet të shqetësoheni më për qilimat e pistë me baltë dhe dyshemetë e rrëshqitshme me lagështi. Hiqni këpucët sa më shpejt kur hyni në shtëpi dhe vishni në vend të tyre një palë pantofla. Inkurajoni të gjithë që hyjnë në shtëpinë tuaj ta bëjnë këtë. Mund t'ju kursejë orë pastrimi çdo muaj dhe gjithashtu ndihmon që bakteret dhe viruset të mos futen brenda shtëpisë tuaj.

3. Mos harroni të fshini dyshemenë dhe tavolinat e punës çdo mbrëmje

Një fshirje e shpejtë e dyshemesë, tavolinave dhe kuzhinës tuaj do t'i mbajë milingonat larg dhe do t'ju kursejë ushqimin dhe papastërtitë në sipërfaqe.

4. Shisni ose falini gjërat që nuk ju nevojiten

Asnjëherë nuk mund ta mbani shtëpinë të rregullt kur keni një shumë rrëmujë. Është më e vështirë, ndaj bëjini vetes një nder: shisni çdo gjë që nuk dëshironi në një dyqan ose jepjani për bamirësi. Pastrimi i shtëpisë tuaj do të ishte shumë më i lehtë dhe më i shpejtë.

5. Larja pas çdo vakti është e rëndësishme

Mos lejoni që enët të grumbullohen dhe të yndyrosen për shkaka se i lini një kohë të gjatë pa larë. Jam i sigurt që larja e enëve në sasi të mëdha dhe super të yndyrshme nuk është argëtuese.

6. Hiqni si me magji yndyrën e furrës

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të mbushni një tas me gjysmë filxhani amoniak dhe ta lini në furrë gjatë natës (duhet të jetë absolutisht i ftohtë që kjo të funksionojë!) më pas fshijeni furrën mëngjesin e ardhshëm. Lirë dhe e lehtë.

7. Bëjeni zakon t'i ktheni gjërat aty ku i keni marrë

Vendosja e librave në rafte ose riorganizimi i jastëkëve të divanit, rregullimi i shpejtë i jastëkëve në divanin tuaj. Këto gjeste të vogla nuk ju marrin shumë sekonda, por janë një mënyrë e sigurt për ta mbajtur dhomën tuaj të ndenjes të rregullt çdo ditë.

8. Mbani tualetet të pastra

Këshilla numër një nga një pastrues profesionist është që të pastroni tualetet tuaja shpesh përpara se të grumbullohen njollat ??dhe mikrobet.

9. Ndizni lavatriçen çdo mëngjes

A keni gjithmonë një grumbull rrobash çdo fundjavë? Bëjeni zakon ndezjen e lavatriçes çdo mëngjes. Vendosni rrobat brenda makinës larëse çdo mëngjes dhe më pas nxirrini të thahen. Duke programuar një kohë çdo ditë të larjes së, punët tuaja do të jenë më të thjeshta.

10. Mësojini fëmijët tuaj që të pastrojnë rrëmujën e tyre

T'i mësoni fëmijët tuaj se si t'i mbajnë dhomat e tyre të pastra është e lehtë dhe jo shumë e mundimshme, është shumë më e thjeshtë nga sa mendoni. Vendosni një kontroll të dhomës së gjumit çdo ditë dhe mundohuni tu jepni një çmim të vogël fëmijëve tuaj nëse e kanë mbajtur dhomën e tyre të pastër.

13 sekretet e njerëzve që kanë gjithmonë një

Tiranapost.al