14 filmat që duhet të shikoni në festat e fundvitit dhe një arsye për secilën

Ndërsa sezoni i festave është në prag, nuk ka kohë më të mirë sesa për të nisur një listë të filmave që duhet të shikoni bashkë me partnerin/en apo familjen këtë Krishtlindje apo Vit të Ri.
Këtu keni një listë të 14 filmave festive që duhet të shikoni për festat:
Home Alone
Filmat ikonë me bëmat e Kevin janë një ‘must’ çdo fundvit.
The Holiday
Një britanike dhe një amerikane vendosin që të shkëmbejnë shtëpitë për festat. Vendimi rezulton në gjetjen e dashurisë, për secilën.
The Christmas Chronicles
Kush mund të mos pëlqejë një film ku një çift, që janë të tillë edhe në jetën reale, luajnë rolin e Babagjyshit dhe Babagjyshes? Ndërkohë dy fëmijë tentojnë që t’i filmojnë në kamera.
Arthur Christmas
Filmi perfekt për Krishtlindje për fëmijët, familjet dhe të gjithë të tjerët që i adhurojnë Krishtlindjet. Në të do shohim ‘botën’ që fshihet pas organizimit të dhuratave të Babagjyshit.
Deck the Halls
Filmi ikonë i 2006-s, ku luan Matthew Broderick dhe Danny DeVito, që janë në rolin e dy fqinjëve që përplasen për dritat e festave.
Olaf's Frozen Adventure
Olaf dhe Sven janë në mision për të gjetur një traditë të re Krishtlindjesh për Elsa-n dhe Anna-n.
The Santa Clause
Kur një burrë vret pa dashje Santa në prag të Krishtlindjes, ai e gjen veten të zërë vendin e tij. Filmi i vitit 1994 me komedianin Tim Allen.
It’s a Wonderful Life
Është një nga klasikët që na ka treguar se si duhet të jetë një film i mirë për Krishtlindjet.
The Nightmare Before Christmas
Është një film i rrallë që mund të shijohet nga të gjitha moshat: fëmijët, prindërit, të rinjtë dhe gjyshërit. Në të bashkohen ëmbëlsia dhe ‘frika’ e Halloween-it, në një.
The Polar Express
Përralla tregon historinë e një djaloshi që niset me trenin magjik për në Polin e Veriut. Dhe do të gjeni Tom Hanks, që është mishërimi i shpirtit të Krishtlindjeve në botën e Hollivudit.
How the Grinch Stole Christmas
Nuk ka Krishtlindje, pa Grinch-in. Dhe s’ka Grinch pa Jim Carey-n.
Love Actually
Filmi i 2003-shit tregon nëntë histori të ndërthurura që shqyrtojnë ndërlikimet e një emocioni që na lidh të gjithëve: dashurinë.
Holidate
Kjo komedi-romantike është publikuar këtë tetor në Netflix dhe tregon historinë e dy personave që u ka ardhur në majë të hundës që t’i kalojnë pushimet si beqarë, kështu që vendosin të jenë bashkë për një vit.
Miracle on 34th Street
Një vogëlushe që nuk është e bindur nëse ekziston apo jo Babagjyshi, ndihmohet nga dikush për të zbuluar të vërtetën. Do t’ju bëjë të ndiheni sërish fëmijë.
Listën vazhdojeni ju: Na sugjeroni në komente apo mesazhe filmat që duhen parë ditët e festave.
*Ndalohet ribotimi i artikullit pa burimin Tiranapost.al