Stil jete

15% e njerëzve nuk e gjejnë dot cila është ana e djathtë e cila e majta

15% e njerëzve nuk e gjejnë dot cila është ana e

Çfarë kanë të përbashkët fundosja e Titanikut dhe lajmet në të cilat kryhen operacione në gjurin e shëndetshëm në vend të atij të sëmurë?

Ka shumë mundësi që timonieri i linjës oqeanike dhe kirurgu i operacionit të gabuar të njëjtin problem. Nuk dallojnë dot anën e djathtë me anën e majtë.

Një fënomen ky që nuk kufizohet vetëm tek fëmijët e moshës shkollore, por edhe tek të rriturit.

Gerald Gormley, një mjek specialist i Universitetit Queen's të Belfast-it në Irlandën e Veriut, i cili ka studiuar fenomenin për disa kohë, thotë se nga të gjitha orientimet në hapësirë, të larta ose të ulëta, afër ose larg e kështu me radhë, dallimi i së djathtës nga e majta është më i ndërlikuari. Ndaj edhe jo rastësisht është burim i shumë gabimeve mjekësore.

Biopsi në gjoksin e gabuar, injeksione në syrin e shëndetshëm, madje edhe amputime të gjymtyrëve pa ndonjë patologji.

Gormley gjithashtu analizoi çështjen për të gjetur zgjidhje dhe për t'i 'mësuar' mjekët se si të mos bien në kurth: Dallimi i djathtë dhe i majtë te një person tjetër është i ndërlikuar sepse kërkon procese komplekse, nga përpunimi hapësinor dhe vizual, te kujtesa.

“Para së gjithash, duhet të orientoheni majtas dhe djathtas te vetja dhe për disa nuk është e menjëhershme apo e lehtë: ata që nuk përgjigjen menjëherë pranojnë se kanë përdorur truket si të menduarit për dorën me të cilën shkruajnë, ose për një tatuazh që kanë.

“Hapi tjetër për të kuptuar se cila është e djathta dhe e majta e një tjetri është të rrotullohemi në mënyrë që të shikojmë se ku po shikon ai person, sepse kur jemi përballë dikujt, e majta jonë është përpara të djathtës së tij dhe anasjelltas. Kjo të ngatërron”.

15% e njerëzve në fakt e kanë pranuar vetë se nuk e dallojnë dot të djathtën dhe të majtën, 43% përdorin orientimin me dorën me të cilën shkruajnë për ta gjetur.

Gratë e kanë më të vështirë se burrat dhe madje ato kërkojnë edhe ndihmë.

Burrat dhe sidomos ata që janë mëngjarashë e kanë edhe më të thjeshtë orintimin. Ndoshta për shkak të një aftësie më të mirë dhe të lindur për t'u orientuar në hapësirë.