Stil jete

15 vjeç bëja panine 8 orë dhe studioja për provimet! ‘Vetëm kështu bëhesh i zoti’, më thoshte nëna

Kur Luca Busi (presidenti aktual i Coca Cola në Shqipëri) ishte 10 vjeç humbi babain e tij. Kurse Kristina Busi humbi bashkëshortin, por njëherësh edhe atë që kishte marrë në dorë timonin e biznesit. Ajo ishte 30 vjeç. Siç Luca, djali i saj tregon sot, Kristinës iu desh t`i dëshmonte kujtdo se ishte e zonja ta çonte përpara atë që bashkëshorti la gjysmë.

Madje nga Italia, e shtriu biznesin e saj në Shqipëri e më gjerë. Po me djalin?

Në Podcastin me Mira Kazhanin sot, Luca Busi tregon sesi kur ishte 15 vjeç nëna e dërgoi të punonte në një pikë ku bëheshin panine. Ai punonte 8 orë në ditë gjatë verës. Shkonte e vinte me biçikletë dhe mësonte për provimet që kishte për përmirësim.

“Unë në fakt ia dedikoj gjithë rrugën time drejt rritjes, Kristinës sime të dashur. Ajo më bëri të kuptoj më shpejt dhe t`i prek nga afër, për të kuptuar se çfarë brumi kisha. Gjatë kohës që kisha ca provime për në shtator, në vjeshtë, për rikuperim, më la të punoja gjithë verën në një pikë që shiste panine. Lëvizja me biçikletë. Tetë orë. Më paguanin, ndërkohë duhet të mësoja edhe për provimet. Isha 15 vjeç! Për të shtruar rrugën, për të qenë gati për të marrë drejtimin”, tregon Luca.

Si mund të ishte i biri trashëgimtari veçse duke punuar?

Video podcasti